Bota

Zelensky u bën thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes videolidhjes, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinës së luftës ruse.

“Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve,” u tha ai deputetëve francezë në komentet e raportuara nga Le Monde.

Lexo më shumë  Ukraina vazhdon importimin rekord të rrymës, për shkak të dëmeve në infrastrukturën energjetike

Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.

Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare, raportoi Reuters.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *