Lajme

Studentja: I kërkojmë Erion Veliajt mensa falas, nuk ia dalim dot

Studentja Gresimela Sula ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” ku tha se pavarësisht se në kartën e studentit ka shumë shërbime të përfshira, mungojnë disa të tjera që janë një domosdoshmëri për ta.

Ajo tha se një shërbim i domosdoshëm për të gjithë studentët që jetojnë në konvikt, do të ishte krijimi i mensave për studentët.

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

“Kryetari i bashkisë tha se do të shtohen shërbimet e reja. Unë shpresoj të jenë shërbime që do u vlejnë studentëv e. Mensat, për studentët që jetojnë në konvikte duhet të jenë falas. Bibliotekat dhe libraritë edhe pse ti e ke kartën e studentëve prap janë disa biblioteka ku duhet të paguash, shumë e vogël, por prap s’ka pse të jetë.

Mensa studentore nuk kemi. Tirana nuk ka. Qyteti Studenti është i pajisur me shumë mensa dhe fast-food,  por janë të gjitha private, ndërsa një student duhet të paguaj diku te 1000 lekë në ditë vetëm për ushqimin.

Rruga Press

YouTube player