KryesoreLajme

Ndalohen dy persona në Leposaviq pasi iu gjetën emblema të ushtrisë serbe

Dy serbë janë ndaluar dje në Leposaviq dhe janë intervistuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përqarjes ose mosdurimit kombëtar”.

Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit janë gjetur dy emblema të ushtrisë serbe dhe maicë me mbishkrim të shkronjës “Z” e grupit “Wagner”.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ‘Z’ ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit ËAGNER”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rruga Press

YouTube player