Bota

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi më 17 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.

Të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë.

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.

Lexo më shumë  Berlini pas deklaratës së ShBA-së për tërheqjen e ushtarëve: Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur