Lajme

Studentja e helmuar te Akademia e Sigurisë në Tiranë: Sot na detyruan të hamë në mensë sa për sy e faqe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë kanë përfunduar me urgjencë në spital, pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i konsumuar në mensën e institucionit.

Ajo që nisi si një vakt rutinë në ambientet ku trajnohen efektivët e ardhshëm të shtetit, u shndërrua në një emergjencë shëndetësore për dhjetëra studentë.

Një prej këtyre kursantëve të helmuar ka denoncuar faktin se edhe gjatë ditës së sotme studentët dhe stafi pedagogjik janë detyruar të konsumojnë drekën në mensë, për të krijuar idenë se nuk ekzistonte më rrezik.

Sipas kursantes, situata brenda Akademisë ka qenë e tensionuar që prej momentit kur dhjetëra studentë nisën të shfaqnin simptoma të forta si të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ajo pretendon se shumë prej kursantëve kanë pasur frikë të flasin publikisht për shkak të pasojave disiplinore apo presionit të brendshëm.

Lexo më shumë  Interes shumë i lartë i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit - Për 24 orë regjistrohen 10 mijë votues

Kursantja shton gjithashtu se pjesa më e madhe e studentëve kanë refuzuar fillimisht të hynin në mensë gjatë ditës së sotme, të alarmuar nga ajo çfarë ndodhi një ditë më parë. Megjithatë, sipas saj, prania e pedagogëve dhe konsumimi simbolik i ushqimit nga ana e tyre është përdorur për t’u treguar kursantëve se situata ishte nën kontroll dhe se nuk kishte më rrezik për shëndetin.

Ndërkohë ajo thotë se drejtuesit e lartë të Akademisë kanë ngrënë të veçuar në godinat ku janë zyrat e tyre.

“Prsh! Jam nje nga kursantet qe u helmua , shyqyr zotit jam mire tani. Gjithe akademia nuk hyri ne menca per te konsumuar vaktin e drekes sot, ama te gjithe u detyruan si kursante dhe mesues te hane ne mence. Te lutem anonim se pasha zotin na perjashtuan, na hap pune. ANONIM

Konsumuan sa per sy e faqe Iken t gjith neper godina, e aty than qe do han e ata Moren e msuesit per tna treguar qe ska rrezik. Ne u helmuam nga ushqimi i drekes, ama simptomat u shfaqen mbasdite. Se kishte menduar njeri se do helmohena. Infermeria u mbush plot mbrem, e vetem ambulanca shkonin e vinin”- denoncon ajo për Piranjat.

Lexo më shumë  Haxhiu dekreton ligjet që u miratuan në seancat e fundit, përfshirë edhe të Bordit të Paqes

Rruga Press

YouTube player