KryesoreLajme

Kurti kërcënohet me eliminim fizik nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut”

Organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë  OECD: Shqipëria e fundit në rajon për internetin. Paguajmë më shtrenjtë se fqinjët, por marrim shërbimin 3 herë më të ngadaltë

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.

“Brigada e Veriut” në qershor të vitit 2023 është shpallur si organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës përmes një vendimi zyrtar.

Bashkë me “Brigadën e Veriut”, organizatë terroriste ishte shpallur edhe “Mbrojtja Civile”.

Kryeministri Albin Kurti atëherë kishte deklaruar se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Lexo më shumë  Diaspora protestë në Bruksel, aktivistja: Shqiptarët nuk ndalen deri në rrëzimin e Ramës
YouTube player