Bota

Tensionet në Hormuz rrisin çmimet e ushqimeve në botë

Rritja e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar në tregjet globale, duke shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore për muajin e tretë me radhë.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO), çmimet janë rritur kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe ndikimit të krizës në Lindjen e Afërt.

Lexo më shumë  Goditje nga ajri në Gjirin e Omanit - Forcat amerikane dëmtojnë anijen iraniane pas bllokadës në Hormuz

Indeksi global i çmimeve të ushqimeve i FAO-s arriti në 130.7 pikë gjatë prillit, duke shënuar rritje prej 1.6 për qind krahasuar me muajin mars.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar vajrat vegjetale, përfshirë vajin e palmës, sojës dhe lulediellit, ndërsa janë rritur edhe çmimet e drithërave, orizit dhe mishit.

Sipas FAO-s, shtrenjtimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e prodhimit dhe transportit të ushqimeve, duke ushtruar presion shtesë mbi tregjet globale.

Lexo më shumë  Irani thotë se ende po e shqyrton propozimin e ShBA-së për përfundimin e luftës

Rruga Press

YouTube player