Bota

“Stop gënjeshtrave, ndaloni luftën” , NATO-ja i përgjigjet propagandës ruse për luftën në Ukrainë

NATO-ja i është përgjigjur propagandës ruse për luftën në Ukrainë, duke akuzuar Kremlinin për një sërë gënjeshtrash dhe lajme të rreme.

Nëpërmjet një videoje me titullin “Ndaloni gënjeshtrat, ndaloni luftën”, Aleanca Euroatlantike iu përgjigje akuzave të të bëra nga qeveria ruse , duke iu referuara atyre si gënjeshtra.

NATO-ja thotë se Kremlini deklaronte se nuk dëshironte luftë dhe se nuk do të sulmonte askënd, por e vërteta është ndryshe.

Lexo më shumë  Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale

Më 24 shkurt Putini ka nisur një sulm kundër Ukrainës, të cilin e ka planifikuar prej kohësh, thanë zyrtarët e NATO-s. Siç thekson NATO, forcat ruse po rrethojnë dhe bombardojnë qytete të ndryshme në Ukrainë nga dita në ditë.

Në të njëjtën kohë, NATO-ja thotë se Rusia po ndërpret aksesin në informacione të besueshme duke bllokuar mediat sociale ndërsa kriminalizon gazetarinë e pavarur.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

“Kremlini po gënjen popullin e Rusisë dhe mbarë botën. Ai po përpiqet të vrasë të vërtetën për këtë pushtim të dhunshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës”, janë fjalët mbyllëse në videon e përgatitur nga NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *