Lajme

Dorëheqja e Lulzim Bashës, reagon Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada amerikane ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga detyra e kreut të Partisë Demokratike. 

Në reagim thuhet se vendimi i Bashës “meriton respekt”. 

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua.
Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara“, thuhet në reagimin e ambasadës. 

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *