Bota

Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar ditën e hënë se ditët në vijim Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Kiev.

“Rihapja do të jetë një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas”, tha Sanchez në një intervistë për TV spanjoll Antena 3.

Lexo më shumë  Kievi parandalon komplotin rus për të vrarë zyrtarë të lartë ukrainas

Spanja evakuoi ambasadën e saj në Kiev më 27 shkurt, menjëherë pasi filloi pushtimi rus në Ukrainë. Ajo i transferoi funksionet e saj në Varshavën fqinje.

Ndërkohë edhe Franca njoftoi javën e kaluar se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehej “shumë shpejt” në Kiev nga Lviv, ndërsa Italia tha të shtunën se synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas Pashkëve.

Bashkimi Evropian po rifillon gjithashtu praninë e tij diplomatike në Kiev, pasi e zhvendos atë përkohësisht në Poloni pas pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi blloku të premten.

Sllovenia gjithashtu ka rihapur ambasadën e saj në Kiev që nga 28 marsi, sipas Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *