BotaKryesore

Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vuçiqi po gënjen

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat e bëra nga presidenti i Serbisë për përfshirjen e Ukrainës në raportimin rreth kërcënimeve për bombardim të avionëve serbë.

Kështu deklaroi në një koment për “European Truth” zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko.

“Ne hedhim poshtë kategorikisht akuzat e pabaza të bëra nga presidenti i Serbisë. Pretendimet e tij për përfshirjen e pretenduar të Ukrainës në raportet se linjat ajrore serbe që fluturonin për në Rusi ishin kërcënuar me bombardim janë të pavërteta”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur gjithashtu zhgënjimin që Serbia nuk i është bashkuar ende sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë për luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

“Rusia çdo ditë godet qytetet ukrainase me raketa dhe bomba, vret civilë dhe shkatërron infrastrukturën civile. Sanksionet e ashpra dhe uniteti i botës demokratike mund ta ndalojnë këtë luftë. Ne i bëjmë thirrje Beogradit të ngrihet në këmbë për të vërtetën dhe të mbështesë plotësisht Ukrainën dhe të mbështesë vlerat mbi të cilat u krijua një Evropë e bashkuar demokratike”, tha zëdhënësi.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se të dyja vendet fshiheshin pas raporteve për kërcënimet me bombardim të avionëve serbë që fluturonin drejt Rusisë.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Serbia nuk është anëtare e BE-së dhe ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë hapësirën ajrore të BE-së. Kjo e bëri vendin ballkanik të vetmin korridor ajror evropian që mbeti i hapur ndaj Rusisë.

“Air Serbia”, kryesisht shtetërore, fillimisht kishte dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë. Mirëpo, për shkak të kritikave të ashpra, Serbia i është rikthyer numrit të fluturimeve të paraluftës drejt Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *