Lajme

Sot vijnë 100 afganë në Shqipëri/ Avioni zbret në Rinas, pas kontrolleve dërgohen në vendstrehimet e përcaktuara. SHISH dhe Atiterrori do t’i kalojnë në skaner

100 emigrantët afganë që pritej të vinin ditën e djeshme në Shqipëri, do të vijnë sot! 

Afganët janë në proces për të prerë biletat dhe pritet që sot të zbresin në Shqipëri. Nga mediat ndërkombëtare është raportuar se afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein.

Sipas CNN, që i referohet Gjeneral Brigade Josh Olson, në marrëveshjen mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, të evakuuarit do të qëndrojnë nga 48-72 orë në bazën ajrore të Ramstein dhe jo më shumë. Më pas, një pjesë e tyre do të zhvendosen në shtete të ndryshme të botës, siç është ofruar edhe Shqipëria, për mbajtjen e përkohshme të tyre

Më pas, destinacioni final i tyre do të jenë Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Edi Rama për mediat e huaja është shprehur se në Shqipëri do të vijnë rreth 2 deri në 3 mijë afganë. Prej një jave Shqipëria është në pritje të grupit të parë të afganëve që duan t’i shpëtojnë pushtetit të talebanëve. Aeroporti i Rinasit do të jetë ndalesa e parë e emigrantëve afganë, pasi të prekin tokën shqiptare.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Atyre do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar.

Në qytetin Studenti në Tiranë janë gati godinat 2, 4, 7, 8, 24 dhe 25. Këto godina janë zbrazur tashmë nga studentët që po qëndronin aktualisht në këto ndërtesa dhe po bëhen funksionale për strehimin e të huajve. Bëhej fjalë për studentë, të cilët janë të punësuar në Tiranë dhe që janë në pritje të nisjes së vitit të ri akademik. Ata janë zhvendosur në godina të tjera brenda Qytetit Studenti.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Të gjithë afganët që do të vinë në Shqipëri,  pritet të kalojnë në skanerin e SHISH dhe antiterrorist shqiptarë. Një burim nga inteligjenca shqiptare i tha gazetarit të  Top Channel Muhamed Veliu, se paçka se këta persona janë përzgjedhur nga qeveria amerikane, kjo nuk do të thotë se ata përjashtohen automatikisht prej verifikimeve të mëtejshme. Eksperiencat e shkuara pohoi i njëjti burim, na kanë mësuar se kriza të tilla humanitare refugjatësh,  përdoren nga organizatat  terroriste për të infiltruar njerëzit e tyre. SHISH, Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë Shqiptare, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, bashkë me drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit kanë formuar një grup pune të përbashkët me detyra specifike për këtë rast.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *