Lajme

‘Qyrravitjet e “rilindasve” ishin epike’/ Ballist Morina mohon lidhjen me gazin lotsjellës gjatë performancës së Bregoviç-it në Korçë: Nuk jam rob që merr meritat e të tjerve!

Incidenti i rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë natës së pestë të “Festë së Birrës” në qytetin e Korçës ende nuk e ka një të akuzuar.

Mbrëmë u hodh gaz lotsjellës në mes të spektatorëve që po ndiqnin koncertin e Goran Bregoviç-it.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar në rrjetet sociale edhe Ismail Morina, ose sic njihet ndryshe “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duke thënë së ajo që ndodhi i ka pëlqyer jashtëzakonisht, dhe duke veçuar “qyrravitjet e rilindasve”, të cilat sipas tij ishin epike dhe shumë shpresëdhënëse.

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

Ai mohoi të ketë pasur gisht në atë që ndodhi në Korçë, duke shtuar se nuk është nga ata persona që marrin meritat e veprave të të tjerëve teksa shpërndau “puthje” për të tërë.

REAGIMI:

Na falni për shqetsimin, se vonë tash.Ka shkrime në media qe gjoja unë jam pas kësaj që ndodhi në Korcë dhe se u them që unë nuk kam të bëj në mënyre kategorike me kët ngjarje.Nuk jam rob që vapron të marri meritat e të tjerve!A me pelqei, lind pyetja, ekstrem shumë, sidomos qyrravitjet e “rilindasve”, ishin epike dhe shumë shpresëdhënse!Muuuuahhhhhhh u du shumë!!!

Koncerti i këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç u shoqërua me incidente. Persona ende të paidentifikuar hodhën gazlotsjellës në mes të njerëzve ku kishte gra, fëmijë të moshuar dhe burra. Të gjithë nisën të largoheshin nga koncerti me sy të përlotur ndërkohë që mësohet se një prej qytetarëve ka përfunduar në spital pasi ka pasur koplikacione me frymëmarrjen.

Lexo më shumë  “Ishim gati, por s’na pyetën fare” – Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *