Sport

Zyrtare: Shaqiri braktis Liverpool pas tre sezonesh, Lyon njofton firmën me futbollistin

Liverpool ka rënë dakord për të transferuar Xherdan Shaqirin te Lyon për 9.5 milionë paund. 29-vjeçari u bë pjesë e Liverpool në vitin 2018, ku lojtari iu bashkua nga Stoke për 13 milionë paund, por që në sezonin e kaluar futbollisti zhvilloi vetëm 5 ndeshje.

Siç njofton Lyon, Shaqiri do kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të plotësohen të gjitha detajet për firmosjen e kontratës së re me klubin gjigant francez.

Shaqiri duket se do të bëhet lojtari i dytë i Liverpool që kalon në një klub të Ligue 1 këtë verë, me Georginio ëijnaldum që iu bashkua PSG-së pasi kontrata e tij me skuadrën angleze përfundoi. Në tre sezone lojtari zhvilloi 63 ndeshje me Liverpool duke shënuar 7 gola.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *