Lajme

Skema e re për emigrantët, Anglia bashkëpunon me Tiranën, të ardhurit do të deportohen menjëherë

Policë shqiptarë mund të dërgohen në Britaninë e madhe për të ndihmuar autoritet të menaxhojnë fluksin e emigrantëve të shumtë nga vendi ynë. Një skemë e re e dakordësuar mes sekretares së Punëve të Brendshme Priti Patel dhe qeverisë shqiptare,  parashikon bashkëpunim mes dy vendeve për të shqyrtuar dhe riatdhesuar sa më shpejt emigrantët shqiptarë, mes valës rekord të shqiptarëve që mbërrijnë në vend me gomone. Siç thuhet policët shqiptarë qe mund të mbërrijnë në Kent, do të jenë të pranishëm teksa shqyrtohen të dhënat e emigrantëve, duke ndihmuar me informacion autoritetet britanike. Ministrja e brendshme bëri të ditur se sipas skemës sëre kërkesat e shqiptarëve qe po mbërrijnë në Britani do të shqyrtohen shumë shpejt dhe ata që nuk do të kenë të drejtën për të qëndruar do të riatdhesohen edhe brenda pak orëve, përmes një procesi të përshpejtuar.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

“Një numër i madh shqiptarësh po blejnë gënjeshtra nga trafikantë të pamëshirshëm dhe banda kriminale të organizuara, që po i detyrojnë të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm me gomone. Falë nivelit të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë, ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të përshpejtuar riatdhesimin e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe”, deklaroi Sekretarja për Punët e Brendshme Priti Patel.

Numri i personave të mbërritur në Britaninë e Madhe me anije të vogla dhe gomone preku një rekord të ri të hënën, shumica e të cilëve, mbi 700ishin shqiptarë. 

Sipas mediave britanike afërsisht 40 përqind e atyre qe kanë mbërritur përgjatë një periudhe 6 javore nga Qershori në Korrik, janë shtetas te vendit tonë.

Kryeministri në largim Boris Johnson kishte shpresuar se kërcënimi i deportimit të emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, sipas një skeme të njoftuar në prill do të frenonte ardhjet me gomone e anije të vogla. Por numri i atyre që kanë zbarkuar në brigjet angleze në 8 muajt e parë të vitit është gati dyfishuar, në krahasim metë njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *