Lajme

Skandal me mbetjet, ku shkojnë paratë e inceneratorit?Durrësi i mbytur në plehra

Durrësit mbulohet nga plehrat edhe pse Bashkia vijon çdo muaj të disbursojë miliona euro për llogari të Inceneratorit të Klodian Zotos. Në mes të sezonit turistik qyteti është mbuluar nga plehrat dhe Bashkia nuk ndërhyn për pastrim. Kjo situatë vjen në një kohë kur fatura e menaxhimit të mbetjeve për Durrësin shkon në 25 milionë euro dhe qytetarëve i është 3-fishuar takasa e pastrimit.

Teksa qyteti i Durrësit ndodhet në kulmin e sezonit turistik, situata me mbetjet urbane është në prag të emergjencës mjedisore. Syri televizion, ka kryer një vëzhgim në lagjet periferike të qytetit, ku konstatohet lehtësisht se si prej ditësh koshat nuk pastrohen ndërsa mbetjet kanë nisur të hidhen në tokë.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kjo është situata në qytetin e Durrësit. Pamjet flasin më shumë se çdo koment. Problemi kryesor me mos pastrimin e mbetjeve urbane, është në lagjet periferike të qytetit. siç shihet nga pamjet, hapësira të tëra pranë koshave të mbetjeve janë shndërruar në landfille, duke u kthyer në burim ndotjeje dhe infeksionesh për qytetarët.

Por teksa qyteti ndodhet në prag të një emergjence tjetër mjedisore, qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, vijojnë të paguajnë miliona euro për pastrimin e këtij qyteti. Çdo vit, bashkia e Durrësit paguan 10 milionë euro për të dërguar mbetjet urbane në landfillin e Klodian Zotos në Sharrë. Për të siguruar këto para, bashkia e drejtuar nga Emiriana Sako, vendosi të trefishoi tarifën e pastrimit për qytetarët dhe bizneset në Durrës.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Duke nisur nga viti 2023, administrata e drejtuar nga Emirjana Sako ka planifikuar që të mbledhë nga tarifa e menaxhimit të mbetjeve plot 320 milionë lekë të reja ose tre herë më shumë së më pare, para të cilat do të dalin nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës. Ndërkohë sikur të mos mjaftojnë trefishimi i tarifave vendore në kurriz të qytetarëve, buxheti i shtetit i jep çdo vit 2 milionë euro shtesë bashkisë së Durrësit për të dërguar mbetjet në landfillin e Klodian Zototos,. Por teksa shpenzohen miliona euro çdo vit për pastrimin e Durrësit, qyteti vijon të lëngojë nga mbetjet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *