KryesoreLajme

Skandali në KFOR, ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

Emisioni Piranja ka publikuar një video në të cilën shihen ushtarë të KFOR-it të cilët blejnë drogë, saktësisht kokainë.

Syri.net shkruan se piranjat do të futen në një tjetër botë, atë të panjohurën, ku disa ushtarët të KFOR-it duket se kanë krijuar lidhje të jashtëligjshme me shpërndarës droge dhe bëjnë gjithçka për të siguruar dozat e tyre të përditshme, kokainë dhe marijuana.

Lexo më shumë  Molotovë drejt selisë së PS, në flakë banderola me foton e Ramës "Vetëm Përpara"

Gazetari Eraldo Harlicaj ka vendosur kontakt me një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it dhe ka arritur të dokumentojë gjithçka me video, biseda dhe pamje.

Shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë Aeroportit të Prishtinës. Ai madje e ka çuar në një tjetër nivel biznesin, pasi jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Ushtari dhe shpërndarësi kishin lënë vendin e takimit dhe orarin për shkëmbimin, por dritat e makinës e tremben ushtarakun e KFOR-it, duke u tërhequr.

Gjithsesi, varësia nga droga e rikthen sërish në bisedë me shpërndarësin tonë dhe më në fund xhaketa është marrë në këmbim të drogës. /Syri.net/

YouTube player
YouTube player