Sport

Bëhet virale festa e çmendur e Sylvinhos me tifozët, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024

Trajneri brazilian, Sylvinho u pa shumë i gëzuar dhe këtë nuk e fshehu aspak pasi arriti ta kualifikojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Shqipëria luajti baras 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.

Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Lexo më shumë  Zyrtare: Sylvinho vazhdon kontratën me Shqipërinë

Me të përfunduar ndeshja, emocionet ishin të shumta, por edhe festa ishte e madhe në fushë dhe në zhveshtore.

Megjithatë, një festë e trajnerit Sylvinho me tifozët në shkallët e stadiumit, është bërë virale edhe në mediat ndërkombëtare.

“Gëzimi i trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho!”, ka shkruar mediumi turk Fanatik, duke ia bashkangjitur edhe videon.

Në video, Sylvinho shihet duke uruar çdo tifozë që i ngjaste dorën në shkallët e stadiumit, ndërsa disa tjerë edhe i përqafonte.

Lexo më shumë  Xhudistet e Kosovës prezantohen me shumë vlerësim nga federata franceze
YouTube player