Lajme

Bastisje në katër lokacione në veri, arrestohen disa doganierë

Policia e Kosovës është duke kryer aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

“Jemi duke asistuar në katër lokacione”, ka thënë Elshani.

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me doganat, mirëpo nuk dha detaje shtesë.

Siç marrin vesh mediat, bastisja është duke u kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe ka të bëjë për disa zyrtarë të doganës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

YouTube player