Lajme

Situata me zjarret në Kosovë, policia jep BILANCIN e 24 orëve të fundit, në procedim një person për zjarrëvënie të qëllimshme

Policia e Kosovës ka publikuar një raport të plotë mbi situatën e zjarreve në vend të 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të policisë janë disa vatra të vogla zjarri në disa fshatra të cilat për momentin janë nën kontroll dhe gati në shuarje.

Gjithashtu në raportin e publikuar konfirmohet dhe viktima e parë në Malishevë për të cilin policia thotë se ka nisur hetimet dhe deri më tani është arrestuar një person për ndezje zjarri të qëllimshëm në Fushë Kosovë.

Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë: Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se është duke u djegur një hapësirë (fushë). Zjarrfikësit janë njoftuar, kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është intervistuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktim të zjarrit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Zhiti, Viti: Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Lexo më shumë  New York Times: Manovrat e Grenell për të çuar Trumpin në burg te Thaçi

Fsh. Pozheran: Viti: Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Bjeshkët e Moknës, IstogPër shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës.

Fsh. Shtupeq i Madh, Pejë: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës.

Fsh. Sfërk, Klinë: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo më shumë  Deputetja Kusari-Lila dhe ministrja Gërvalla në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme

Bjeshka e Baballoqit, Deçan: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 30 ari. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Fsh. Novosellë, Malishevë: Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.

Fsh.Sopniq, Rahovec: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.50 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Fsh Xërxë, Rahovec: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.40 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *