Si mund ta lexonim bisedën Grenell-Thaçi pa korrektesën politike
Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi d, Richard Grenell, ka biseduar përmes telefonit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenelli shkruan:
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”.
Mund të provonim një lexim ndryshe të statusit të Grenellit në twitter:
- Fjalën ‘paqe’ lexoje ‘nënshtrim’
- Fjalën ‘bashkëpunim ekonomik’ lexoje ‘varësi ekonomike’
- Fjalën ‘punë’ lexoje ’emigrim’
I lexuar me këto zevëndësime, statusi do ishte:
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte i nënshtruar nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin varësi më të madhe ekonomike me fqinjët e tyre – dhe më shumë emigrim për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”.
Grenell shpesh është akuzuar që paguhet për interesat e Serbisë në Ballkan. Flitet se lobisti amerikan paguhet në mënyrë mujore prej Vuçiçit rreth 100 mijë dollarë. Është po ky Grenell që në deklaratat e tij po kërkon rikthimin e Thaçit e duke refuzuar masat e reciprocitetit në njëfarë forme kërkon lejimin e strukturave kriminale serbe në Kosovë. Është po ky Grenell që para disa kohësh është shprehur:
1) Se pengesë për dialogun Kosovë – Serbi është qeveria Kurti dhe Bashkimi Evropian;
2) Ka kërkuar që KFOR-i të largohet nga Kosova (S’ka çfarë bën ai më aty);
3) Ka rekomanduar që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës, si kusht për integrimin në BE!
Rruga Press