Argument

Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën, prandaj aplikoi standard të dyfishtë

Nga Besnik Krasniqi

Presidentja Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën. Prandaj, aplikoi standard të dyfishtë.

Më 6 mars ajo e shpërndau Kuvendin, ani se Kushtetuta rri e heshtur për veprimet që duhet të ndërmarrë në situatën kur Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin as 30 ditë para skadimit të mandatit të atij aktual.

Pra, nuk e pyeti Gjykatën Kushtetuese se si duhet vepruar në këtë rrethanë, por me vendim arbitrar e shpërndau Kuvendin.

Lexo më shumë  Këshilltari, dhe sekretari i tretë i ambasadës së Shqipërisë në Gjermani një rus dhe një bjellorus! Reagon ashpër Gjermania! Në Shqipëri nuk përbën lajm!

Tani veproi ndryshe. Meqë ka paqartësi kushtetuese se nga sa anëtarë në KQZ u takojnë LVV-së dhe PDK-së, ajo vendosi të kërkojë saktësim nga gjykata dhe nuk u tregua arbitrare si në rastin e parë.

Ky është tregues se e ka nuhatur shkeljen me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Prandaj, ka vendosur të mos vazhdojë me shkeljen e dytë brenda pak ditësh.

Lexo më shumë  Si mundet opozita, e sidomos PDK-ja, me ndërhy në mënyrë kaq brutale në Ditët e Mërgatës në Kuvendin e Kosovës?

Kuptohet, nga frika se do të dëmtohej rëndë reputacioni i saj edhe si juriste, e më shumë si politikane që nesër synon të paraqitet si alternativë e të lypë vota para qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player