KryesoreLajme

Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria

Policia serbe arrestoi sot katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (37-vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Lexo më shumë  Nis seanca, Kuvendi shqyrton në parim ndryshimin e Ligjit për Specialen

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një veturë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke ngarë në një autostradë përmes Serbisë, duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal. /orainfo.net

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen

Rruga Press

YouTube player