Lajme

Kurti takon Kajarin, kërkon përcjelljen e mesazhe të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ferenc Kajari. Kurti në takim ma theksuar rëndësinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri.

“Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe komandantit të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári. U ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Komandanti i KFOR-it në anën tjetër ka përgëzuar sjelljen profesionale të Policisë së Kosovës lidhur me ngjarjet në veri.

“Komandanti i KFOR-it i falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Ministrin Sveçla për bashkëpunimin e mirë mes Qeverisë, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, ndërsa i përgëzoi policët për sjellën profesionale lidhur me ngjarjet në veri të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla potencuan profesionalizmin dhe guximin e organeve tona të rendit dhe të sigurisë, përkatësisht Policinë e Kosovës, në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë sonë”, thuhet në njoftimin.

Lexo më shumë  Nga 23 lekë në prodhim deri në 250 lekë për shishe në restorante, kostot që po rrisin çmimin e ujit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *