Bota

Shtohen sinjalet për hapjen e negociatave, Macron: Kemi gjetur zgjidhje për ngërçin mes Shkupit dhe Sofjes

Shtohen sinjalet se mund të kemi një dritë jeshile nga BE sa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi më herët, u shpreh se pret një vendim pozitiv sot, ndërsa thuhet se mund të kemi një mbledhje të Këshillit të BE. Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Ai tha nga Samiti i NATO-s, se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun, por gjithashtu të zhbllokojë edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *