Lajme

“Rusia kërcënim serioz”/ NATO nxjerr hartën, Shqipëria do dërgojë trupa në Bullgari

Në samitin e Madridit, NATO shpalli Rusinë kërcënimin më të madh ndaj paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare, pas sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Aleanca vendosi unanimisht të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore si dhe të shtojeë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 që janë aktualisht në 300,000 trupa si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Mësohet zyrtarisht se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë një mision ushtarak në Bullgari, ku në total do të jenë 1650 trupa. Në këtë vend, siç duket edhe nga harta e publikuar nga NATO, do të ketë vetëm trupa vendase, amerikane dhe shqiptare.

Lexo më shumë  Dumani: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, në skemë përfshihen edhe bankat

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter edhe një postim grafik ku shkruan se në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, NATO ka përforcuar prezencën e saj mbrojtëse në pjesën  lindore të Aleancës më shumë trupa, avionë dhe anije luftarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg prezantoi te mërkurën edhe dokumentin e konceptit strategjik 2022. Shefi i NATO-s tha se po përjetojmë krizën më të madhe të sigurisë prej Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht Forcat e Armatosura Shqiptare  janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në disa vende përfshirë edhe Letoninë.

Lexo më shumë  Polonia arreston 12 të dyshuar për sabotazh, paralajmëron akte armiqësore nga Rusia

Shqipëria po jep kontributin e saj në Letoni me 21 ushtarakë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në bazën Adazi në Riga. BW shkruan se Ministria e Mbrojtjes tha se do të bëjnë publike së shpejti detaje në lidhje me mision e ri të FARSH si dhe me natyrën e këtij misioni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *