KryesoreLajme

Shqiptarja nga Gjilani Sabile Aliu do kandidojë si asambleiste në Këshillin Komunal në Bruchsal në Gjermani

Sabile Aliu nga Gjilani aktiviste politike prej disa vitesh jeton në Gjermani dhe tashmë aktivitetin e saj politik do e shtrij më tej duke kandiduar si asamblesiste në Këshillin komunal në Bruchal të Gjermanisë. Sabilja prej më shumë se 10 vitesh është aktiviste Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Gjermanisë ku gjithmonë ka punuar në forcimin e komunitetit të shqiptarëve në këtë shtet dhe jo vetëm. Ajo është përfshirë në projekte të shumta me qëllim gjithmonë në ndihmë të Kosovës dhe në veçanti të qytetit të saj të lindjes Gjilanit. Sabilja me anë të këtyre projekteve ka organizuar gjithë energjitë në vënien e rëndësisë të qenit shqiptare si primare. Ka orgnizuar tubime të ndryshme me shqiptarët e tjerë në Gjermani përpara inistitucioneve ndërkombëtare, ambasadës së Serbisë, etj të ngjashme, kundër reformave që kanë pasur natyrë tjetërsimi të Kosovës.

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

Statusi i plotë më poshtë:

Me besimin se një aktivist politik vepron kudo ku punon e banon, dua t’ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për postin e ansambleistes në Këshillin komunal në Bruchsal.

Unë i përkas të majtës me bindje, ndaj i bashkohem social-demokrateve gjermane. Besoj se integrimi ynë në politikën evropiane duhet të zhvillohet edhe në nivelin e veprimtarisë politike të partive gjermane dhe më gjerë. Kështu ne mund të sjellim në Gjermani të vërtetën tonë dhe njëherësh të përvetësojmë përvojën afatgjatë të demokracisë evropiane.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca viziton fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Gjilan: Qeveria jonë vazhdon të mbështes prodhuesit vendorë
YouTube player