Lajme

Kurti: Të dhënat mbi popullsinë na ndihmojnë në orientimin e politikave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dhënat mbi popullsinë do të ndihmojnë në orientimin e politikave. 

Ai ka theksuar se kërkohet bashkëpunim i ngushtë me Agjencinë e Statistikave dhe komunat për të pasur sukses të procesit. 

“Të dhënat mbi madhësinë dhe përbërjen e popullsisë do të na ndihmojnë në orientimin e politikave për qytetarët neve si qeveri juve si komuna dhe institucioneve të tjera. Angazhimi ynë i përbashkët është u domosdoshëm për të adresuar nevojat pa dallim. Cilësia e të dhënave nga pyetësorët është vendimtare për cilësinë e qeverisjes. Në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta. Në frymë të bashkëpunimit u ftoj që të angazhohemi bashkë në këto dy procese kaq të rëndësishme”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Rruga Press

YouTube player