KryesoreLajme

Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani, në cilësinë e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, ka kompetencë kushtetuese që me dekret presidencial t’u japë shtetësinë e Kosovës shtetasve të huaj, kur kjo vlerësohet se është në interes të veçantë për shtetin – ekonomik, kulturor, sportiv apo profesional.

Press7 ka mësuar se në kuadër të listës së personave që pritet të përfitojnë shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial është edhe biznesmeni shqiptar Klodian Allajbeu, themelues dhe drejtues i rrjetit të Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas burimeve të mediumit tonë, emri i Allajbeut figuron në listën e përgatitur për dhënien e shtetësisë, por nuk dihet ende nëse vendimi është marrë përfundimisht dhe kur pritet të bëhet publik dekreti i presidentes dhe lista e plotë e përfituesve.

Lexo më shumë  Xhemollari: Frika dhe presioni nuk do ta ndalin protestën. Të rinjtë e protestës përfaqësojnë Shqipërinë e re

Ndërkohë, emri i biznesmenit Allajbeu është përmendur edhe në disa procese hetimore në rajon. Në Shqipëri, ai është përfshirë në hetime nga SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) lidhur me koncesione në sektorin e shëndetësisë, ndërsa hetuesit kanë kryer edhe kontrolle në kompani të lidhura me të në kuadër të këtyre hetimeve. 

Po ashtu, sipas raportimeve mediale, Allajbeu është përmendur edhe në hetime të autoriteteve në Kosovë për dyshime që lidhen me pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në transaksione financiare, akuza që janë pjesë e procedurave hetimore dhe për të cilat proceset ligjore vazhdojnë. 

Lexo më shumë  SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

Nga Presidenca e Kosovës deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrat e personave që do të përfitojnë shtetësinë me dekret presidencial, ndërsa mbetet të shihet nëse lista do të publikohet në ditët në vijim. /press7.tv/

YouTube player