KryesoreLajme

Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Shqipëria renditet e katërta në Europë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë, kryesisht për shkak të grimcave të imta (PM2.5) që vijnë nga pluhuri, tymi dhe shkarkimet e automjeteve. Por dhjetëra mijëra janë për shkak të dioksidit të azotit nga djegia e karburantit, si dhe ozonit, i cili gjendet në smog.

Tirana, me ndotjen më të madhe, përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit për shkak të ndërtimeve masive dhe mungesës së hapësirave të gjelbra.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

Ndotja e ajrit shkakton probleme serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin dhe kancerin e mushkërive dhe prekin më së shumti fëmijët dhe të moshuarit.

Në Bashkimin Europian, vdekjet nga ndotja kanë rënë me 45% nga viti 2005 deri në 2022, por vendet si Bullgaria, Polonia dhe Hungaria vazhdojnë të kenë shkallë të lartë të vdekshmërisë. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kryesojnë për nivelet më të larta të vdekjeve nga ndotja në rajonin tonë.

Agjencia Europiane e Mjedisit e cilëson ndotjen e ajrit si rrezikun më të madh mjedisor për shëndetin në Europë, që ndikon negativisht edhe në ekonomi përmes rritjes së kostove shëndetësore dhe uljes së produktivitetit. Në vitin 2024, BE-ja miratoi rregulla më të ashpra për cilësinë e ajrit, duke synuar uljen e ndotjes dhe duke i dhënë qytetarëve të drejtën për të paditur qeveritë në rast të mosrespektimit të standardeve.

Rruga Press

YouTube player