Lajme

Enderon Vuthaj nderon shqiptarët. Kadeti i FSK-së diplomoi në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së

Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga gjenerata 2025.

Ai ndoqi shkollim 4-vjeçar pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të ShBA-së dhe do të rikthehet në FSK që me përvojën dhe edukimin e fituar të kontribuojë në FSK, në fuqizimin e mëtejshëm të saj, të sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

“Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Enderoni për katër vite ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të ShBA-së, dhe do të bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë krah për krah me partnerët tanë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lexo më shumë  Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, qytetari nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

Rruga Press

YouTube player