Argument

Me ç’mund t’i joshë Ali Ahmeti politikanët shqiptarë veçse me pasurim të shpejtë korruptiv, nepotizëm dhe klientelizëm?

Nga Bekim Qoku

Është shtruar shpesh pyetja se me çfarë mund t’i joshë vallë Ali Ahmeti politikanët shqiptarë, të vjetër e të rinj, përveçse me premtimin për pasurim të shpejtë përmes pushtetit korruptiv, nepotizmit dhe klientelizmit?

Të gjithë e dimë, madje edhe vetë e ka deklaruar, se ai ka hequr dorë nga idealet historike.

Ky është një njeri që i ka shitur të gjitha interesat kombëtare, një politikan që prej vitit 2006 mbahet në pushtet vetëm falë pazareve të ulta, intrigave dhe rrjeteve kriminale të lidhjeve familjare sipas modelit mafioz.

Asnjë ideal më, asnjë vizion, asnjë vlerë, por vetëm një subjekt i zhveshur nga morali që prodhon degjenerim social e politik, riprodhon servilë e të korruptuar.

Sado që të përpiqem, nuk gjej dot asnjë arsye tjetër që të justifikonte ndikimin e tij mbi politikanët opozitarë dhe intelektualët.

Rruga Press

YouTube player