Gazetaria nuk po bën më luftë hibride ndaj orientimeve politike, por ndaj vetë mendimit të mundshëm shoqëror
Nga Elvis Hoxha
Është bërë e modës të transformohen përmbajtjet e intervistave në titull. Gazetari nuk respekton as vlerën më të ulët të deontologjisë.
Gazetaria nuk po bën më luftë hibride ndaj orientimeve politike, por ndaj vetë mendimit të mundshëm shoqëror.
Nëse gazetaria i përket sot kryesisht oligarkisë, ajo ripërsërit të njëjtën ngulfatje që prodhon oligarkia mbi aftësitë e komunitetit.
Oligarkia është bërë e trefishtë: ajo shtyp aftësitë kolektive duke blerë vullnetin e punëtorëve të vet, i përdor këta si skllevër; ajo shtyp aftësitë e mendimit me monopolizimin mediatik të opinionit publik duke e shndërruar publikun në lëndë të mashtruar; ajo rrëmben kapacitetet publike të prodhimit duke mbytur të ardhmen energjitike të një shoqërie të tërë, ajo përdor atdheun si magazinë e mallrave që do të shesë deri në zhdukje.
Nuk duhet të habitemi pra as nga kamionat e Devollëve, as nga çetat banale të opinionistëve.
Rruga Press