Lajme

Shqipëria merr nga AFD 50 milionë euro hua për sektorin energjetik

Kriza e thellë energjetike dhe vështirësitë financiare me të cilat po përballet ky sektor kanë vënë në lëvizje qeverinë në kërkim të parave. Në vijim të marrjes së borxheve, Qeveria e Shqipërisë dhe Agjencia Franceze për Zhvillim nënshkruan një marrëveshje huaje prej 50 milionë eurosh për mbështetjen e sektorit të energjisë.

Ministrja e Financiave, Delina Ibrahimaj tha se kjo nuk do jetë e vetmja hua që Shqipëria do marrë nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Një deklaratë që u mbështet edhe nga drejtoresha Rajonale e AFD për Euro-Azinë, Cecile Couprie. “Do të kemi marrëveshje të tjera në vijimësi. Faza e dytë e reformës do të shoqërohet me një hua të dytë prej 15 milionë euro dhe së shpejti do të nënshkruhet edhe një tjetër me vlerë 50 milionë euro për të mbështetur Politikat Publike, dhe më konkretisht barazinë konkretisht barazinë gjinore”.

Lexo më shumë  Çanak: Cili i shkolluar serb ishte kundër rezolutës për Srebrenicën, le të na tregojë Vuçiqi

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, teksa vlerësoi gatishmërinë e AFD për të dhënë hua, parashtroi nevojën për diversifikim të sektorit energjetik, duke mos mbetur vetëm te burimet hidrike.

E pranishme në firmosjen e marrëveshjes ishte edhe Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasac, e cila e cilësoi marrëveshjen e nënshkruar sot mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, një shembull të bashkëpunimit franko-shqiptar.

Lexo më shumë  Rezoluta për Srebrenicën, Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kiminelëve të luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *