Lajme

Eurodeputeti Kyuchyuk: Kosova meriton respekt të plotë. Meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal

Deputeti i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, ka kërkuar që Kosova të respektohet pas melodisë së këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. 

Në një postim në rrjetin social X, ai ka shkruar se dhënia e skenës për meloditë e këngëve nacionaliste serbe në Bruksel, minon frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Dhënia e skenës për meloditë nacionaliste në ceremoninë hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në mbështetje të Kosovës dhe progresit të saj demokratik”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Pengmarrja në Bruksel zbulon organizatën shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike
YouTube player