Art & Kulturë

“Zgjoi” shfaqet sot në kinemanë e famshme të Los Angeles

“Zgjoi” i njohur në anglisht si “Hive” njëri ndër filmat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës,  po vazhdon ta shijoj suksesin e tij të jashtëzakonshëm.

“Zgjoi”, do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në Amerikë konkretisht në qytetin e Los Angeles, kur edhe do të shfaqet sot në kinemanë “Laemmle’s Royal Theater”.

Regjisorja e filmit, Blerta Basholli, së bashku me gjithë stafin se fundmi janë takuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila i uroi shumë suksese tutje.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *