Bota

Shpallet Nobeli për Paqe, ja kush e fitoi çmimin

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit.

Ales Bialiatski – një avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka fituar çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile

Lexo më shumë  Goditje e re për Putinin – rafineria strategjike e Saratovit ndalon prodhimin pas sulmit me dronë

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit tha “ne po jetojmë në një situatë të vështirë sigurie dhe një botë të tensionuar”. Për vitin 2022,  ishin 343 kandidatë, nga të cilët 251 janë individë dhe 92 janë organizata.

Çmimi Nobel për Paqe mbart një prestigj të madh ndërkombëtar. Vlen gjithashtu një shumë të madhe parash – 10 milion krona suedeze (897,000 dollarë).

Lexo më shumë  BE përkujton Srebrenicën: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve

Ky çmim ndahet ndërmjet fituesve kur ka më shumë se një.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *