Lajme

“Rijetësimi i Piramidës”/ “Fusha” merr 2 milionë euro të tjera nga Erion Veliaj

Në fund të muajit gusht 2022, Bashkia e Tiranës hapi një tender shtesë kontrate për “rijetësimin e Piramidës”. Në fakt, shpallja e kontratës ishte si gjithë të tjerat, me një njoftim dhe kritere.

Por, në atë dokument nuk ishte vendosur “fituesi”, pavarësisht se të gjithë ishin të bindur: fitues do të ishin firmat “Fusha” dhe “Edil – AL”. Këto të fundit kanë filluar rikonstruksionin apo siç e quajnë shtetarët tanë, rijetësimin e Piramidës, teksa kanë fituar tenderin e majmë 16 milionë euro.

Pra, në një kohë që këto para’ janë dhënë, firmat e “preferuara” të Lali Erit po marrin të tjera miliona, me arsyetime nga më të çuditshmet apo më shtesa kontrate.

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “FUSHA” & “EDIL – AL”, për tenderin me objekt “procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Bëhet fjalë për kontratën “shtesë kontrate – rijetësimi i Piramidës së Tiranës”, ndërsa vlera e tenderit ishte 228 milionë lekë.

Dhe, firmat fituese kanë ofruar 228.511.306 lekë pa TVSH. Po aq sa ka qenë edhe fondi limit. Por, nëse do t’ia jepnin këtë shumë, përse bën një procedurë tenderuese? Përse e hodhën në Agjencinë e Prokurimit Publik apo përse bënë letra, kur këtë shumë, 2 milionë euro ia dhanë pa garë.

Lexo më shumë  Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë javën e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Por, nëse tenderi i parë ka qenë 16 milionë euro, si i fituan 2 milionë euro pa garë? Ligji përcakton se shtesa e kontratës është 20 % e vlerës së tenderit të parë. Pra, rreth 1.5 milionë euro. Por, Veliaj është treguar zemërgjerë, duke u dhënë plot 2 milionë. Një “bonus” i majmë në këtë kohë krize siç edhe e quajnë shtetarët tanë, por jo për firmat e preferuara të tyre!/ Nga Boldnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *