Bota

Shkatërrimi i sheshit të “Flamurit”, qytetarët sërish protestë në Vlorë

Rikonceptimi i sheshit të “Flamurit”, sërish protesta në Vlorë, qytetarët kundër ndërtimit të godinave që do të përdoren për biznes
Ka pasur sërish protesta në qytetin e Vlorës, lidhur me rikonceptimin e sheshit të “Flamurit”.

Anëtarë të shoqërisë civile, prej ditësh po protestojnë për këtë vepër. Reagimi i tyre, vjen për shkak të një godine të ndërtuar aty pranë, për të cilën pretendohet se do të përdoret për një biznes privat.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Ata janë kundër këtij ndërtimi, edhe pse pushteti qendror e vendor ka konfirmuar se në shesh e rreth tij, nuk do të ndërtohen vepra që do i vendosen në dispozicion shoqërive private.

Protestuesit kanë paralajmëruar që do të vijojnë manifestimin e tyre deri në zgjidhje të problematikës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *