Bota

Pushtimi rus, kryeministri ukrainas: Mariupoli nuk ka rënë

Ushtarët ukrainas në Mariupol vazhdojnë t’i rezistojnë një ultimatumi rus për t’u dorëzuar. Moska tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e pothuajse gjithë qytetit port. Pushtimi i tij do të shënonte dhe arritjen e saj më të madhe në rreth dy muaj luftë.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se trupat në Mariupol ishin ende duke luftuar, pavarësisht ultimatumit rus për t’u dorëzuar.

“Qyteti nuk ka rënë ende”, tha ai për rrjetin televiziv amerikan ABC, duke shtuar se ushtarët ukrainas vazhdojnë të kontrollojnë disa pjesë të qytetit.

Lexo më shumë  Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë llogariten më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Rusia tha të shtunën se kishte kontrollin e pjesëve urbane të qytetit dhe se disa luftëtarë ukrainas kishin mbetur në fabrikën e çelikut Azovstal.

Marrja e Mariupolit, portit kryesor në rajonin juglindor të Donbasit, do të ishte një fitore strategjike për Rusinë, pasi do të mundësonte lidhjen e territorit në lindje, nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, me rajonin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

Pas dështimit për të kapërcyer rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse është përqendruar tek një ofensivë tokësore në Donbas, duke kryer sulme në distanca të gjata diku tjetër, përfshirë kryeqytetin e vendit, Kiev.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Që nga fillimi i sulmit më 24 shkurt rreth katër milionë ukrainas janë larguar nga vendi. Qytetet janë shkatërruar dhe mijëra njerëz kanë vdekur.

Okupatorët do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë në Ukrainë“, shkruante Presidenti Volodymyr Zelenskiy në llogarinë e tij në Telegram, ku kishte postuar imazhe të shkatërrimit që ai tha se ishin të ngjashme me periudhën e tmerrshme gjatë Luftës së Dytë Botërore./Zëri i Amerikës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *