Lajme

Shkarkimi i Metës, zbardhet votimi në Kushtetuese/ Ja sa anëtarë votuan “pro”

Zbardhet votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzuan vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjashtë prej anëtarëve kanë votuar kundër shkarkimit të Metës dhe vetëm një pro.

Anëtarët e Kushtetueses në vendimin e tyre u shprehën se shkeljet e presidentit nuk ishin aq të renda, sa të legjitimonin shkarkimin e tij nga Kuvendi.

Në këtë mënyrë, Gjykata rrëzoi vendimin e Kuvendit të kaluar, që shkarkoi Metën, dhe duke e lënë atë në detyrë deri në fund të mandatit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *