Lajme

Protesta e radhës! Banorët e ‘5 Majit’ mblidhen përballë Parlamentit

Banorët e tre lagjeve që preken nga projekti i rrugës kanë nisur ditën e sotme protestën para Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë nisur thirrjet kundrejt politikanëve shqiptarë që sipas tyre nuk i dëgjojnë. Mes tyre ka fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Ndërsa në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale. Banorët e të dy zonave i bën bashkë e njëjta kërkesë: dëmshpërblimi! Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla. Mesa duket pas 2 vitesh, historia e Astirit përsëritet! Edhe pse banorët protestuan për 2 vite, sërish banesat u shembën, e sot kanë ende qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *