KryesoreLajme

“Mafia e pronave”, Lali Eri kthen në shesh ndërtimi godinën e Para dhe Tetraplegjikëve

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nxjerrë në rrugë të madhe para dhe tetraplegjikët, godinën e të cilëve, ka vendosur t´a kthejë në shesh ndërtimi.

Pa menduar se ku do të strehohet kjo shtresë e shoqërisë, Veliaj ka menduar fillimisht të marrë vendimin në favor të “mafies” së ndërtimit.

Një aferë e pistë moralisht, pasi në godinën ku qëndronin të paralizuarit do të ndërtohen pallate.
Boldnews.al siguroi disa dokumente, që tregojnë dramën me shtresën e para dhe tetraplegjikëve, të cilët janë lënë në mëshirën e fatit, nga ai që kur duhen vota për kryebashkiak apo për qeverisje, ve maskën dhe shfaq atë fytyrën e dhimbsur.

Propaganda shterpe e Veliajt, me kategoritë nën nevojë, është vetëm një fasadë e shpifur, pasi me vendimin e fundit ai firmosi që qindra mijëra persona me probleme të tilla të mbeten rrugëve. Rruspat dhe fadromat, pavarësisht se kanë targa të firmave private, janë dërguar në atë vend nga Lali Eri. Nëpërmjet vendimmarrjes së tij, ai ka dhënë leje pallati me shpejtësi në godinën e Shoqatës Kombëtare të Para dhe Tetraplegjikëve.

Lexo më shumë  Lirimi i zv.drejtorit të Policisë, Gërvalla: Ishte një akt hakmarrës i Serbisë pas mbështetjes për anëtarësim të Kosovës në KE
Në foto: Godina e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë, e shembur në Laprakë

Disa ditë më parë, fadromat dhe rruspat e një firme ndërtimi kanë shembur godinën e Shoqatës Kombëtare të Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë, në zonën e Laprakës në Tiranë. Në godinën dykatëshe, prej gati 20 vitesh, qëndronte kjo kategori. Krahas veprimeve të shoqatës, godina ishte përshtatur për persona me probleme të tilla, madje kishte edhe dhoma të veçanta kujdesi. Por, edhe tualetet ishin përshtatur për këtë kategori. Megjithatë, siç edhe e shikoni në foto, vendi është rrafshuar, pasi në truallin dhe godinën dykatëshe do të ndërtohet një pallat shumëkatësh.

Në foto: Ali Plaka, kryetar i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Tiranës

Ali Plaka, kryetar i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Tiranës, tregon për BoldNeës.al se i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës një godinë të re. “S’na ka ardhur asnjë njoftim për prishje. Brenda godinës ka pajisje dhe dokumente që përdornim. Askush s’na lajmëroi, apo të na jepte një dokument që duhet t’a lironim. Vepruan si banditë” thotë Ali Plaka. Më tej pohon se janë dy firma të cilat po bëjnë pallate në zonë, të cilat s’kanë asnjë leje për t’a prishur godinën.

Lexo më shumë  Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për studentët me nevoja të veçanta në UP

“Të na sistemonin ne, pastaj ta prishnin” vijon Ali Plaka, i cili prej vitit 1986 është në karrocë me rrota, si pasojë e një dëmtimi në minierë. Më tej shton se “Bashkia e Tiranës nuk na ka gjetur strehë, duke na lënë rrugëve”. Aliu thotë se godinën ua ka dhënë Edi Rama në vitet 2000, në kohën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. “Rama na e dha, Veliaj na e shembi” pohon ai.

Shoqata Kombëtare dhe ajo e Tiranës i kanë kërkuar në vazhdimësi godinë të re Bashkisë së Tiranës, kur kanë parë që në pragun e derës së tyre panë firmat e ndërtimit duke bërë gati sheshet e pallateve. Por, në dhjetëra letër-kembime, drejtoritë e Veliajt i kanë kthyer përgjigje se “s’kemi ambiente”.

Por, nga ana tjetër shpejtuan që të jepnin leje për pallat në truallin dhe godinën, pa i sistemuar më parë. Lali Eri duket se s’i do nëpër këmbë, pasi u ka premtuar një godinë në afërsi të Surrelit. Ndoshta ka menduar që Edi Rama do t’i sistemojë në bunkerin e tij!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *