Lajme

Miliona dëm në buxhet nga shkarkimet e padrejta nga puna, kryeson Ministria e Financave me 102 mln lekë

Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar shtetit miliona lekë dëm për shkak të shkarkimeve të padrejta nga puna.

Edhe pse sa herë ka fushata shpërthejnë fushatat e punësimeve, ka një numër të madh shkarkimesh që ndodhin në administratën shtetërore.

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar se pothuajse të gjithë ata që shkarkohen nga detyra në administratën publike kanë dalë fitues dhe kjo detyron institucionet që tu paguajnë detyrimet financiare.

Sipas të dhënave të KLSH-së, në krye të listës qëndron Ministria e Financave, e cila i ka shkaktuar shtetit rreth 102 milionë lekë të reja dëm.

Por kjo shifër bëhet akoma dhe më e madhe nëse fusim dhe Tatimet, pasi Drejtoria e Tatimeve ka vendosur rekord.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Pas saj vjen Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu ka larguar padrejtësisht shumë persona nga puna, duke shkaktuar një dëm në buxhetin e shtetit në vlerën e rreth 75 milionë lekëve të reja.

Në raportin e KLSH-së ajo që vihet re është se ka shumë shkarkime të padrejta mësuesish, infermierësh dhe mjekësh, ku drejtoritë rajonale spitalore kanë shkaktuar shumë dëme nga shkarkimet. Nuk mbeten pas as drejtoritë arsimore.

Po ashtu shkarkime ka pasur në spitale, më konkretisht: Spitali Rajonal Vlorë, në vlerën 13,122 mijë lekë, si pasojë e procedurave të largimeve nga puna të punonjësve të paargumentuara ligjërisht dhe ka 17 procese gjyqësore që shkaktojnë efekt financiar negativ për fondet publike.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Spitali Rajonal Shkodër, në vlerën 2,299 mijë lekë, si pasojë e largimeve pa të drejtë nga puna dhe likujdimit të shumave pas vendimit të gjykatës për dy punonjës së larguar për periudhën e auditimit.

Sipas KLSH edhe Radio Televizioni Shqiptar, ka shkaktuar dëm në vlerën 6,078 mijë lekë, si pasojë e largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme ligjore për 7 raste që kanë ankimuar në gjykatë ndaj RTSH dhe ka përfunduar gjykimi dhe në Gjykatën e Apelit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *