KryesoreLajme

Gazetari: Vetëm për incineratorin e Tiranës qytetarët çdo ditë paguajnë 70-80 mijë euro, e ky incinerator nuk funksionon

Gazetari i BIRN Besar Likmeta është shprehur se afera e incineratorëve është një skandal i ngjashëm me atë të skemave piramidale.

Ai tha se shqiptarët paguajnë taksa për incineratorët, por ndërkohë nuk marrin asnjë shërbim.

Besar Likmeta: Nëse e shohim nga përmasat,kontratat e incineratorëve, për të cilat ne kemi një akuzë të ndërtuar nga Prokuroria të paktën për një nga incineratorët të paktën për një nga incineratorët ku thuhet se paratë publike janë dërguar në xhepat e një ministri, janë krijuar kompani fiktive, janë pastruar para nuk është ndërtuar incinerator. Po t’I marrim të gjithë incineratorët bashkë, kjo aferë kap rreth gjysmë miliardi  dollar. Ne s’kemi pasur një skandal kaq të madh që nga koha e skemave piramidale. Mënyra se si është ndërtuar kjo skemë është se sado para qeveria kërkon të hedhë në drejtim të këtyre kontratave që nuk dihet se kush është pronari, ne s’kemi produktin që na është premtuar.

Gazetari theksoi se pas aferës së incineratorëve është një skemë fiktive, ku janë të përfshira shumë kompani ofshore.

Lexo më shumë  129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Besar Likmeta: Nëse do gërmonim më shumë për incineratorë do shohim që ka jo vetëm kompani ofshore, por ka një skenë fictive që shkon edhe përtej incineratorëve.

Sipas tij, çdo ditë qytetarët shqiptarë për incineratorin e Tiranës paguajnë 70-80 mijë euro, por nuk marrin produktin. Ai i ka bërë thirrje SPAK që të veprojë menjëherë në lidhje me aferën që po u merrna xhepat para shqiptarëve.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Besar Likmeta: Vetëm për incineratorin e Tiranës qytetarët çdo ditë 70-80 mijë euro, por ky incinerator nuk funksionon. Ndërkohë që ne i paguajmë sikur të incinereojë. Fatura e një landfilli është 3-5 herë më e lirë  se fatura e  incinerimit.

Nëse SPAK nuk vepron më në thellësi dhe për ta ndaluar këtë skemë, për të ndaluar pagesat ndaj personave të shpallur në ndërkombëtar janë para që po merren nga xhepat e takspaguesve shqiptarë.  ndaluar këtë pagesë.

Këtë deklaratë, Likmeta e bëri në emisonin “A Show” në Syri.tv.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *