Opinion/Aktualitet

SHËNIM: Ballkani ishte në Selanik dhe jo në Ohër

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Në 10 qershor u zhvillua në Selanik samiti i 12 shteteve ballkanike të SEECP nën drejtimin e kryeministrit të Greqisë, e cila kishte presidencën e rradhës të së vetmes organizatë rajonale mbarëballkanike.

Në Selanik u zhvillua samiti i vërtetë i Ballkanit, dy ditë pas mikrosamitit të tre shteteve neojugosllave të çadrës së rreme “Ballkan i hapur”.

Ballkani ishte në Selanik dhe jo në Ohër.

Samiti i 12 shteteve të Ballkanit në Selanik miratoi dhe një komunikatë të gjatë të përbashkët, të cilën e keni në faqen zyrtare të kryeministrit grek. Në asnjë rresht dhe në asnjë germë të saj komunikata e gjatë e përbashkët e 12 shteteve ballkanike nuk e përmend fare “Ballkanin e hapur” të tre shteteve neojugosllave.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Përkundrazi shteteve aspirante për në BE, pra shteteve të Ballkanit Perëndimor, komunikata u përmend Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofie në vitin 2020.

Ja çfarë kërkon komunikata e Selanikut: “Me qëllimin e mbështetjes për transformimin shoqëroro-ekonomik të shteteve nga Europa Juglindore aspirante për në BE, pjesëmarrësit bënë thirrje për zbatimin e angazhimeve të marra për Tregun e Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor në përputhje me parimet e barazisë dhe të gjithëpërfshirjes”.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ballkani real i 12 shteteve e injoron nismën serbe të “Ballkanit të hapur”, sepse ajo nuk lidhet me Ballkanin, por me Jugosllavinë e hapur.

Nuk është rastësi që në Tiranë si me porosi gjithë mediat qeveritare dhe proqeveritare, që marrin fonde dhe reklama nga qeveria e Jugosllavisë së hapur, nuk e publikuan fare komunikatën e samitit të rëndësishëm të Ballkanit të vërtetë në Selanik.

Struci politik dhe mediatik shqiptar ka futur kokën në rërën serbe. Dhe aq i madh është degradimi shtetëror dhe kombëtar shqiptar, sa që qeveria ka filluar të qajë për Serbinë./dita/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *