Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Që në orët e para të mëngjesit, vendi yne mbizoterohet nga moti i kthjellët. Përjashtuar zonat malore Lindore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  2 ballë.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Rajoni dhe Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, rajoni i Balltikut do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira intensivë. PO ashtu, mbeten prezente rrebeshet e shiut në Europën veriore dhe atë Lindore ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera ekstreme po përjeton Spanja deri në 45 gradë C.

Kosovë

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, në zonat kufitare me shqipërinë. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë MV. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *