Lajme

Lavrovi bëhet qesharak: Armët që janë dërguar në Ukrainë po shiten në Shqipëri e Kosovë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sulmoi sërish politikat e Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë, por u be dhe goxha qesharak.

“Ata po përpiqen ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë”, tha Lavrovi gjatë një interviste televizive teksa tha se armët që Perëndimi i ka dërguar Ukrainës kanë nisur të shiten në tregun e zi, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Lavrovi tha se armët perëndimore po shiten në Shqipëri edhe Kosovë.

Ai tha se shpreson që Perëndim të kuptojë të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të rënda në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

“Unë me të vërtetë shpresoj që përveç politikanëve që kërkojnë në mënyrë të papërgjegjshme që t’i japin Ukrainës çfarë do lloj gjëje që ajo kërkon, ka ende njerëz ushtarakë që kuptojnë se çfarë është në rrezik dhe që kuptojnë rreziqet që lidhen me të, ” tha Lavrovi.

Lidhur me bisedimet e ngrira të paqes me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër” , tha ai.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

I pyetur për ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Lavrovi tha : “Nuk e di nëse Ukrainës do t’i jepet një udhërrëfyes për t’u përgatitur për anëtarësim. Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *