Opinion/Aktualitet

PDK deshi që rezoluta ta ketë emrin “rezoluta e PDK-së”, jo e Kuvendit të Kosovës

Nga Ali Sh. Mehmeti

Si “përfaqësuese e denjë” e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, Vlora Çitaku, në emër të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës propozoi sot një projekt “Rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit të viktimave”.

Këtë Rezolutë PDK e propozoi dje pas dite dhe kërkoi që ajo të futet si pika e parë e Rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës sot. Deputetët nuk pranuan që ajo të futet si pikë e parë e Rendit të Ditës por kërkuan që ajo të shqyrtohet dhe harmonizohet edhe me grupet tjera parlamentare dhe si Rezolutë e përbashkët të votohet unanimisht në Kuvend.

Lexo më shumë  Rusia ka ndikim të madh në Serbi, ndërsa pushteti aktual në Beograd e pëlqen këtë fakt

Në shenjë pakënaqësie PDK u largua nga Kuvendi!

Gjest për të ardhur keq.

Sikur PDK mos të ishte në pushtet për 20 vjet dhe nuk ka mundur të aprovoj rezoluta të tilla shumë më herret;

Sikur PDK të mos votonte Gjykatën speciale për dënimin e krimeve të luftës të vetëm njërës palë, asaj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurse sot i bëhet vonë nëse Rezoluta në fjalë votohet pak orë më vonë!

E vërteta:

PDK deshi që rezoluta ta ketë emrin “rezoluta e PDK”, jo e Kuvendit të Kosovës

Lexo më shumë  Demokracia triumfoi në Hungari, Vuçiqi në frikë nga ndryshimet që po vijnë

PDK shpresoi se do gjente mirëkuptim edhe te partitë tjera opozitare, AAK sidomos, dhe do shkaktonte mungesën e 80 deputetëve në sallë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare

PDK u mundëson mediumeve të tyre mercenare që të përhapin propagandë se kinse LVV dhe Albin Kurti kundërshtuan aprovimin e Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit të viktimave.

Rruga Press

YouTube player