Bota

Shefi i Wagnerit zotohet të rrëzojë udhëheqësit ushtarakë rusë

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar të shkojë deri në fund për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e akuzoi atë për “rebelim të armatosur”, shkruan BBC.

Yevgeny Prigozhin ka thënë se luftëtarët e tij kishin kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin ka deklaruar se njerëzit e tij do të shkatërronin këdo që do t’i dilte përpara.

Guvernatori lokal u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda.

Prigozhin pretendoi se forcat e tij kishin rrëzuar një helikopter ushtarak rus që “hapi zjarr ndaj një kolone civile”. Ai nuk dha një vendndodhje dhe pohimi nuk mund të verifikohej.

Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh që ka luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse në Ukrainë.

Tensioni është rritur mes tyre për mënyrën se si është zhvilluar lufta, me Prigozhinin që ka lëshuar kritika të zëshme ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë muajt e fundit.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

Të premten, lideri mercenar 62-vjeçar akuzoi ushtrinë për lansimin e një sulmi vdekjeprurës me raketa ndaj trupave të tij dhe u zotua se do t’i ndëshkonte ata.

Autoritetet ruse kanë mohuar sulmin dhe kanë kërkuar që ai të ndalojë “veprimet e tij të paligjshme”.

Tensionet kanë eskaluar në mes të Rusisë dhe grupit mercenar “Wagner” të premten në mbrëmje dhe në orët e para të së shtunës. Pas përplasjeve të fundit për goditjen e njëri-tjetrit, shefi i grupit ushtarak mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka njoftuar se ky grup ia ka mësyrë për sulm Moskës.

Pas akuzave se Ministria Ruse e Mbrojtjes e ka mashtruar për luftën në Ukrainë, Prigozhin ka thënë se tashmë “Wagneri” ka hyrë në Rusi dhe ia ka mësyrë kryeqytetit.

“Forcat kufitare na kanë përqafuar rrugës për Rusi. Do të shkatërrojmë gjithçka rrugës”, ka thënë ai, raporton BBC.

Vetë Prigozhin, nëpërmjet Telegramit si gjithnjë, ka thënë se Rusia ka dhënë urdhër për sulme nëpërmejt ajrit ndaj mercenarëve të Wagnerit, por ai ka deklaruar se vetë pilotët rusë kanë refuzuar ta bëjnë këtë.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

BBC e CNN kanë raportuar se nuk kanë arritur t’i konfirmojnë të gjitha pretendimet e Wagnerit për hyrje në Rusi.

Siç ka njoftuar mediumi shtetëror rus, TASS, në Moskë janë marrë tashmë masat e sigurisë. Rusia tashmë ka lëshuar urdhërarrest për kreun e “Wagnerit”. Për rastin është në dijeni edhe presidenti rus, Vladimir Putin. “Presidenti Putin është njoftuar për të gjitha ngjarjet rreth Prigozhinit. Masat e nevojshme po ndërmerren”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Siç raporton “The Guardian”, tashmë Moska është mbushur me automjete ushtarake të blinduara.

Siç raportojnë mediat ruse, transmeton BBC, në qytetin e Rostovit tashmë është aktivizuar “Operacioni Kalaja”, që nënkupton planin që i gjithë personeli të jetë “në gatishmëri të plotë”. Plani është aktivizuar edhe në Moskë. Të gjitha objektet e Kremlinit tani janë nën mbrojtje të shtuar.

Rruga Press

YouTube player